Saturday, October 10, 2009

Si përhapet virusi H1N1, evidentimi i rasteve dhe këshillat e specialistëve




Alarmi për gripin e derrave ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë dhe vendin tonë. Me konfirmimin e rastit të parë në Shqipëri të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal. Specialistët kanë bërë të ditur se si duhet të evidentojmë rastet se kur një person është i prekur nga gripi i derrit. Specialistët sqarojnë se përhapja e sëmundjes ndodh nëpërmjet ajrit, kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit. Ndërkohë, që simptomat janë të njëjta me ato të gripit të njeriut dhe të gripit të pulës. Personat që mendojnë se kanë simptomat e gripit të derrave duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të njoftojnë qendrën më të afërt shëndetësore. Kjo është këshilla e parë që japin specialistët e shëndetësisë.
Simptomat Gripi i derrave shoqërohet me një problem frymëmarrjeje tipike që shfaqet tek derrat dhe që shkaktohet nga një virus i veçantë gripit të tipit A (H1N1). Mundësia për t’u infektuar është më e madhe tek njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por pas të prekurit të parë kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga një person tek tjetri. Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal, temperaturë, kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme. Mënyrat e transmetimit të këtij gripi janë dy: ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin ose përmes kontaktit me personat e sëmurë. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimi total nga simptomat.
MasatMë konfirmimin e rastit të parë të gripit të derrit në Shqipëri janë thelluar masat e marra. Por ndërkohë gjithsecili duhet të jetë i kujdesshëm për të mos u prekur nga virusi. Sëmundja është një kombinim i gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut, ndërsa ende nuk ka një vaksinë specifike për parandalimin e tij. Pavarësisht se quhet gripi i derrit kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë, dhe ky virus përhapet në rrugët respiratore dhe nëpërmjet kontaktit. Ndërkohë që simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm.
10 ditëmë parë u raportua nga spitali infektiv i QSUT rasti i parë i konfirmuar me gripin e ri pandemik A (H1N1). Rasti u identifikua si infeksion nga gripi A dhe u dërgua për konfirmim në laboratorin e referencës. Shenjat klinike ishin shumë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe marrjes së mostrave për diagnozë, rasti nuk u shtrua në spital. Duke qenë se rasti ishte klinikisht mjaft i lehtë nuk i është administruar antivirali Tamiflu. Rasti për momentin konsiderohet i shëruar. Çdo ditë ISHP vijon të përpunojë mostra të dyshuara nga Tirana dhe rrethet. 48Është numri i mostrave të mbledhura për ekzaminim në Laboratorin Kombëtar të Gripit, ISHP nga spitali infektiv QSUT, 42 nga spitali pediatrik QSUT, 3 nga spitali rajonal Durrës, 3 nga spitali rajonal Vlorë, 2 nga spitali rajonal Shkodër dhe 1 nga spitali rajonal në Fier. Sipas MSH janë porositur 10 mijë doza Tamiflu, ndërsa 5 mijë të tjera janë rezervë në spitalet e vendit. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një fond prej 350 mijë eurosh për të përballuar një pandemi të mundshme të këtij gripi. Masat janë rritur me identifikimin e rastit të parë.Trajnimi i spitaleveJanë trajnuar dhe pajisur me dokumentacionin specifik të gjithë spitalet e vendit, ndërkohë që shumica e qendrave shëndetësore në vend kanë të paktën një person të trajnuar lidhur me përballimin e gripit të ri pandemik.
Mjetet mbrojtësePër gripin e derrit janë shpërndarë në të gjithë spitalet rajonale mjete mbrojtëse dhe desinfektantë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sasia e shpërndarë planifikohet të përballojë valën e parë të gripit.
Antiviralet Janë pajisur me një sasi antiviralësh Tamiflu të gjithë spitalet rajonale dhe ruhet një stok në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë është porositur dhe pritet të sigurohet shpejt një sasi prej rreth 100 000 tabletash.
Komunikimi me publikunLidhur komunikimin me publikun ISHP ka prodhuar në muajin mars një poster për udhëtarët me 2000 kopje të shpërndara në të gjithë pikat kufitare. Këtë javë nis shpërndarja e një posteri të ri për higjienën personale dhe për fëmijët.
Izolimi, karantinaIzolimi dhe karantina, megjithëse janë të parashikuara në planin e kontigjencës për pandeminë nuk duket se do të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij momenti epidemiologjik, pasi është siguruar sasia paraprake e vaksinave.
Vaksina specifikeEnde nuk është certifikuar një vaksinë specifike për virusin e ri pandemik, megjithëse ka filluar prodhimi i saj dhe pritet që një sasi të jetë gati nga vjeshta. Janë vlerësuar ndërkohë grupet e popullatës me prioritet për vaksinim.
Simptomat:- temperaturë e lartë - dhimbje koke - dhimbje muskujsh - lodhje- ndjesi këputje- të vjellja - diarre
Si të mbrohemi nga virusi i gripit të derrit- Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit. - Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit. - Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët. - Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve. - Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. - Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.


MIRLINDA A. XHEMIA A. FETIJE E.