Saturday, October 10, 2009

Si përhapet virusi H1N1, evidentimi i rasteve dhe këshillat e specialistëve




Alarmi për gripin e derrave ka vënë në lëvizje strukturat shëndetësore në të gjithë botën, duke përfshirë dhe vendin tonë. Me konfirmimin e rastit të parë në Shqipëri të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal. Specialistët kanë bërë të ditur se si duhet të evidentojmë rastet se kur një person është i prekur nga gripi i derrit. Specialistët sqarojnë se përhapja e sëmundjes ndodh nëpërmjet ajrit, kontakteve të drejtpërdrejta me kafshët dhe nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit. Ndërkohë, që simptomat janë të njëjta me ato të gripit të njeriut dhe të gripit të pulës. Personat që mendojnë se kanë simptomat e gripit të derrave duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të njoftojnë qendrën më të afërt shëndetësore. Kjo është këshilla e parë që japin specialistët e shëndetësisë.
Simptomat Gripi i derrave shoqërohet me një problem frymëmarrjeje tipike që shfaqet tek derrat dhe që shkaktohet nga një virus i veçantë gripit të tipit A (H1N1). Mundësia për t’u infektuar është më e madhe tek njerëzit që janë në kontakt direkt me këto kafshë, por pas të prekurit të parë kjo sëmundje fillon të përhapet me shpejtësi nga një person tek tjetri. Simptomat e këtij gripi tek njerëzit janë të ngjashme me simptomat e një gripi normal, temperaturë, kollë, dhembje koke, marrje mendsh dhe këputje. Shumë nga personat e prekur nga sëmundja kanë pasur edhe diarre dhe të vjella të vazhdueshme. Mënyrat e transmetimit të këtij gripi janë dy: ose përmes kontaktit me kafshët që bartin virusin ose përmes kontaktit me personat e sëmurë. Personat e prekur nga sëmundja konsiderohen të infektuar përgjatë gjithë kohës që janë me këtë grip dhe deri në 7 ditë pas shërimi total nga simptomat.
MasatMë konfirmimin e rastit të parë të gripit të derrit në Shqipëri janë thelluar masat e marra. Por ndërkohë gjithsecili duhet të jetë i kujdesshëm për të mos u prekur nga virusi. Sëmundja është një kombinim i gripit të derrit, shpendëve dhe njeriut, ndërsa ende nuk ka një vaksinë specifike për parandalimin e tij. Pavarësisht se quhet gripi i derrit kemi të bëjmë me një virus të ri, i cili nuk është identifikuar më parë, dhe ky virus përhapet në rrugët respiratore dhe nëpërmjet kontaktit. Ndërkohë që simptomat janë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm.
10 ditëmë parë u raportua nga spitali infektiv i QSUT rasti i parë i konfirmuar me gripin e ri pandemik A (H1N1). Rasti u identifikua si infeksion nga gripi A dhe u dërgua për konfirmim në laboratorin e referencës. Shenjat klinike ishin shumë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe marrjes së mostrave për diagnozë, rasti nuk u shtrua në spital. Duke qenë se rasti ishte klinikisht mjaft i lehtë nuk i është administruar antivirali Tamiflu. Rasti për momentin konsiderohet i shëruar. Çdo ditë ISHP vijon të përpunojë mostra të dyshuara nga Tirana dhe rrethet. 48Është numri i mostrave të mbledhura për ekzaminim në Laboratorin Kombëtar të Gripit, ISHP nga spitali infektiv QSUT, 42 nga spitali pediatrik QSUT, 3 nga spitali rajonal Durrës, 3 nga spitali rajonal Vlorë, 2 nga spitali rajonal Shkodër dhe 1 nga spitali rajonal në Fier. Sipas MSH janë porositur 10 mijë doza Tamiflu, ndërsa 5 mijë të tjera janë rezervë në spitalet e vendit. Ministria e Shëndetësisë ka ndarë një fond prej 350 mijë eurosh për të përballuar një pandemi të mundshme të këtij gripi. Masat janë rritur me identifikimin e rastit të parë.Trajnimi i spitaleveJanë trajnuar dhe pajisur me dokumentacionin specifik të gjithë spitalet e vendit, ndërkohë që shumica e qendrave shëndetësore në vend kanë të paktën një person të trajnuar lidhur me përballimin e gripit të ri pandemik.
Mjetet mbrojtësePër gripin e derrit janë shpërndarë në të gjithë spitalet rajonale mjete mbrojtëse dhe desinfektantë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë sasia e shpërndarë planifikohet të përballojë valën e parë të gripit.
Antiviralet Janë pajisur me një sasi antiviralësh Tamiflu të gjithë spitalet rajonale dhe ruhet një stok në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërkohë është porositur dhe pritet të sigurohet shpejt një sasi prej rreth 100 000 tabletash.
Komunikimi me publikunLidhur komunikimin me publikun ISHP ka prodhuar në muajin mars një poster për udhëtarët me 2000 kopje të shpërndara në të gjithë pikat kufitare. Këtë javë nis shpërndarja e një posteri të ri për higjienën personale dhe për fëmijët.
Izolimi, karantinaIzolimi dhe karantina, megjithëse janë të parashikuara në planin e kontigjencës për pandeminë nuk duket se do të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij momenti epidemiologjik, pasi është siguruar sasia paraprake e vaksinave.
Vaksina specifikeEnde nuk është certifikuar një vaksinë specifike për virusin e ri pandemik, megjithëse ka filluar prodhimi i saj dhe pritet që një sasi të jetë gati nga vjeshta. Janë vlerësuar ndërkohë grupet e popullatës me prioritet për vaksinim.
Simptomat:- temperaturë e lartë - dhimbje koke - dhimbje muskujsh - lodhje- ndjesi këputje- të vjellja - diarre
Si të mbrohemi nga virusi i gripit të derrit- Shmangni kontaktin me persona të infektuar nga virusi i gripit të derrit. - Qëndroni në shtëpi. Mos shkoni në shkollë, punë ose veprimtari publike, kur personi ka shenja të gripit. - Gjatë kollitjes ose teshtitjes, gjithmonë duhet vendosur dora përpara gojës e hundës për parandalimin e përhapjes së mikrobit tek të tjerët. - Larja e duarve ka shumë rëndësi, ashtu si edhe mos prekja e syve, gojës e hundës ose larja menjëherë e duarve. - Edhe dieta e shëndetshme ushqimore luan rol, ashtu si gjumi i mjaftueshëm, ushtrimet fizike dhe marrja e lëngjeve. - Ekspertët thonë se shmangja e kontakteve të panevojshme me derrat ka rëndësi, por ngrënia e mishit të derrit nuk përbën problem.


MIRLINDA A. XHEMIA A. FETIJE E.

Thursday, September 24, 2009

BIOGRAFIA E MICHEAL JACKON


Majkël Xheksoni (Michael Joseph Jackson) lindi më 29 gusht të vitit 1958 në Gary, Indiana, ShBA, është këngëtar, autor, kompozitor, koreograf, valltar amerikan, i quajtur ndryshe "King of Pop" (Mbreti i pop-it). Michael është një ndër artistët më të famshëm të shek XX. Libri i Rekordeve Guiness e quan Michael Jackson-in "Most succesful entertainer of all time" (sq.:Artisti më i suksesshëm i të gjitha kohërave). Ka thyer shumë rekorde botërore në industrinë e muzikës, mes të cilëve atë të albumit më të shitur të të gjitha kohërave Thriller ( mbi 104 milion ekzemplarë).
MIRLINDA DHE XHEMILE ASANI

Pavarësia e Shqipërisë


Qysh në fund të tetorit të vitit 1912 në rrethet diplomatike dhe në shtypin evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshimeve territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë. Në këto kushte, patriotët shqiptarë që ndodheshin jashtë atdheut vendosën të ndërmerrnin një veprim të ri politik krahas atij të “Shoqërisë së zezë për shpëtim” e të rretheve të tjera atdhetare brenda vendit. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte të shpëtohej Shqipëria nga copëtimi, të ruhej tërësia e saj tokësore e të mblidhej një kuvend kombëtar që do të vendoste për fatin e saj. Nismën për këtë veprim të ri e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët mendonin se do të kishin përkrahjen e Lidhjes Trepalëshe. Ata u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Aty u vendos të themelohej “një komitet drejtonjës” që të merrte në dorë qeverinë e vendit; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara qeverive të Fuqive të Mëdha “të drejtat kombëtare e lokale të popullit shqiptar” dhe një komitet në Bukuresht, që do të bashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera brenda e jashtë Shqipërisë për t’i ardhur atdheut në ndihmë. Mbledhja e Bukureshtit në vendimin e saj nuk përcaktoi qartë nëse do të kërkohej autonomi a pavarësi. Kjo do të përcaktohej, siç duket, nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve dhe nga qëndrimi që do të mbanin kundrejt çështjes shqiptare Fuqitë e Mëdha. Për këtë qëllim Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatë rrugës ose ndoshta në kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua për lëvizjen që kishte filluar në Shqipëri për mbledhjen e një kuvendi kombëtar. Ai i deklaroi më 10 nëntor ambasadorit anglez se do të nisej së shpejti për në Vlorë për të marrë pjesë në një mbledhje të krerëve shqiptarë, se shqiptarët ishin të vendosur të ruanin vendin e tyre, se ata do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për të mos lejuar një copëtim të tij dhe se krijimi i një Shqipërie më vete do të mënjanonte një ndërhyrje të Austrisë dhe të Italisë. Ideja për mbledhjen e një kuvendi në Shqipëri, që do t’u paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur përkrahjen e qeverisë austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte për një Shqipëri autonome. I tillë ishte edhe opinioni që mbizotëronte në rrethet diplomatike të Fuqive të tjera të Mëdha. Por autonomia në kuadrin e Perandorisë Osmane tashmë nuk kishte asnjë kuptim. Ushtria osmane në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrë thellë në tokën shqiptare. Në këto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e shpalljes së pavarësisë. Në këtë përfundim arriti grupi i atdhetarëve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili më 19 nëntor deklaronte në Trieste, ku kishte arritur bashkë me shokët, se: “... menjëherë pas mbërritjes së tij në Shqipëri do të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe do të zgjidhej qeveria e përkohshme”. Nga Triestja komisionit që ishte formuar në Vlorë për përgatitjen e mbledhjes së kuvendit kombëtar iu dërgua një telegram, me anë të të cilit kërkohej që të merreshin masa për thirrjen e delegatëve. Ideja e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi i mbledhjes së kuvendit kombëtar u pritën me entuziazëm të madh në Shqipëri, ku gjetën një truall të përgatitur qysh më parë nga rrethet atdhetare të vendit. Këto rrethe kishin vendosur lidhje ndërmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorën si qendër ku do të bëhej mbledhja e përfaqësuesve të kombit shqiptar. Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti në Durrës më 21 nëntor. Së bashku me atdhetarët durrsakë ai vendosi të ngrinte në qytet flamurin kombëtar. Por autoritetet osmane, të ndihmuara nga armiku i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritën, ndonëse përkohësisht, ta pengonin këtë veprim. Komanda turke e Janinës u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallë ose vdekur, por shumë shpejt u detyrua të hiqte dorë nga ky vendim. Administrata turke në krahinat e Shqipërisë, të papushtuara ende nga ushtritë ballkanike, në përgjithësi nuk ishte në gjendje ta pengonte lëvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumë një konflikti të armatosur me shqiptarët, në një kohë kur po ndiqej këmba-këmbës nga aleatët ballkanikë dhe kur e vetmja rrugë tërheqjeje në perëndim ishte Shqipëria. Të shoqëruar nga delegatët e Durrësit, të Shijakut, të Tiranës e të Krujës, Ismail Qemali me shokët e tij u nisën për në Kavajë. Prej andej nëpër Karatoprak kaluan në Fier, ku u takuan me delegatët e Kosovës, dhe më 25 nëntor arritën në Vlorë. Këtu delegatët e popullit shqiptar u pritën me festë. “Një zjarr i shenjtë patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali në kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli më përshëndeste kudo me entuziazëm dhe gëzim”. Puna e parë e udhëheqësit patriot qysh më 26 nëntor ishte organizimi i forcave të armatosura. Për këtë qëllim ai ngriti një komision organizues dhe u dërgoi pleqësive të katundeve një qarkore, me anën e së cilës porositeshin të mobilizonin njerëzit e aftë për armë dhe t’i mbanin ata në gatishmëri. Ndërkohë, ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare të këtyre qyteteve vendosën ta shpallnin sa më parë pavarësinë për t’i vënë autoritetet ushtarake serbe përpara faktit të kryer. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja. Për shkak të përparimit të pandalur të ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë më kritike. Kjo ishte arsyeja që në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashëri, Mehmet Dëralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprëncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vërlaci etj. Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga udhëheqësit e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare. Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë nën sundimin osman dhe për luftërat e shqiptarëve për të fituar të drejtat e tyre. Ai vuri në dukje se në rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhë shpëtimi ishte ndarja e Shqipërisë nga Turqia”. Propozimi i kryetarit u miratua njëzëri nga delegatët, të cilët nënshkruan dokumentin historik për Pavarësinë e Shqipërisë, ku thuhej: “... Shqipëria me sot të bëhet më vehte, e lirë e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhërisht flamuri kombëtar i Shqipërisë përpara mijëra njerëzve që ishin mbledhur jashtë selisë së Kuvendit e që e pritën këtë ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndërsa populli përshkonte duke kënduar rrugët e qytetit, oratorët atdhetarë, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftërat e popullit shqiptar për liri. Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali. Rëndësia historike e Shpalljes së Pavarësisë Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Këto treva, duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë gurë në themelet e pavarësisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën rrugën formimit të shtetit shqiptar. Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave shqiptare, që dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Ai e trajtoi Shqipërinë një e të pandarë. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullsisë shqiptare dhe e të gjitha tokave shqiptare, edhe pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkoi largimin e menjëhershëm të forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Me Aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta në llogoret e luftës, e drejtë që i takonte për ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të huaj osmanë. Kuvendi i Vlorës hodhi themelet e shtetit të ri sovran shqiptar. Për ta siguruar një fitore të tillë popullit shqiptar iu desh të bënte një luftë të gjatë kundër sundimtarëve osmanë dhe synimeve grabitqare të fuqive të huaja. Një varg rrethanash të brendshme e të jashtme kanë bërë që këto lëvizje të mos arrinin dot objektivin. Por në çdo etapë ato kanë vënë në provë forcat materiale e morale të popullit shqiptar, kanë pasuruar përvojën e traditat e tij luftarake dhe kanë krijuar premisat për zhvillimin e mëtejshëm të luftës. Në shek. XIX e në fillim të shek. XX kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjshëm kombëtar. Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare, të lidhura organikisht ndërmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim logjik i luftës çlirimtare. Por, Shpallja e Pavarësisë shqiptare ishte në të njëjtën kohë një etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi progresiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare. Në Gadishullin Ballkanik Shqipëria, sikurse Maqedonia, ishte vendi që u çlirua i fundit nga sundimi i sulltanëve osmanë, në një kohë kur popujt e tjerë fqinjë kishin, kush më shumë e kush më pak, dhjetëra vjet që bënin jetë shtetërore të pavarur. Kjo vonesë u shkaktua nga faktorë ekonomikë, shoqërorë e politikë, të brendshëm e të jashtëm, që vepruan ndërsjelltas mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe përcaktuan ritmet e zhvillimit të saj. Prapambetja ekonomike e shoqërore e vendit ishte padyshim një faktor që vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese të lëvizjes kombëtare e si pasojë e vështirësoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavarësisë. Megjithatë, edhe pse Shqipëria ishte një vend i vogël e mbi të rëndonte zgjedha e një perandorie të madhe, një faktor themelor që e vonoi për dhjetëra vjet pavarësinë shqiptare ishte ai i jashtëm. Populli shqiptar ka qenë gjatë gjithë lëvizjes për çlirimin kombëtar i vetëm, pa ndihmën e jashtme e pa aleatë. Për më tepër, shtetet ballkanike fqinje, të cilat të parat patën siguruar pavarësinë, luftuan me të gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndërhyrje të armatosura, kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila për nga qëllimet e saj ishte në kundërshtim me planet e tyre të skllavërimit ekonomik e politik dhe të copëtimit të Shqipërisë. Edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat, gjatë gjithë shek. XIX patën përkrahur popujt e krishterë të Ballkanit (serbët, grekët, rumunët e bullgarët) të formonin shtetet e tyre të pavarura, për një kohë të gjatë, mbajtën një qëndrim mospërfillës ndaj çështjes shqiptare. Në këtë qëndrim pati ndikimin e vet edhe fakti që shqiptarët, të ndarë në tri fe (edhe pse i bashkonte një ndërgjegje e vetme kombëtare), me një shumicë zotëruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si një popull i huaj me to dhe më i afërt me turqit myslimanë. Jo vetëm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenë shkëputur ende në atë periudhë nga konceptet e vjetra teokratike për kombin, edhe pse perandorive shumëkombëshe teokratike po u vinte fundi.Në këto kushte, lufta për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të mbështetej veçse në forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qëllimit vetëm kur të krijohej një koniunkturë e favorshme ndërkombëtare, kur kontradiktat ndërmjet Fuqive të Mëdha mund të shfrytëzoheshin me sukses për realizimin e saj. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në kushte të tilla ndërkombëtare. Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në fazën e fundit të saj, ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri koniunkturën politike që u krijua me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, kur në çështjen shqiptare u ndeshën me forcë interesat e kundërt të Fuqive të Mëdha. Është meritë e këtyre atdhetarëve largpamës dhe, në mënyrë të veçantë, e atdhetarit dhe e diplomatit të shquar Ismail Qemali, që, duke u mbështetur në luftën e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm për të kaluar nga platforma e deriatëhershme politike e lëvizjes për autonominë në atë të pavarësisë. Dhe kjo u realizua pikërisht më 28 Nëntor 1912, kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur Fuqitë e Mëdha vendosën të hiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në Ballkan dhe kur planet e aleatëve ballkanikë për ta zhdukur Shqipërinë, të përkrahura edhe nga fuqitë e Antantës, u kundërshtuan nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe. Vendimi historik i 28 Nëntorit drejtohej megjithatë jo vetëm kundër politikës së Fuqive të Antantës dhe të shteteve fqinje të Ballkanit, por edhe kundër planeve të fuqive të Lidhjes Tripalëshe. Këto të fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si më të interesuarat për çështjen shqiptare, ishin në atë kohë për autonominë e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit. “Pavarësinë” e saj ato e shihnin si një variant të mundshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe e kuptonin nën prizmin e interesave të vet, si mjetin që do t’u hapte rrugën për të vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipërinë, për ta përdorur popullin shqiptar si gardh kundër shtrirjes së shteteve sllave drejt perëndimit të Shqipërisë, si mbështetje për shtrirjen e tyre në Ballkan. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë edhe pse, siç do të provohej me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Gjashtë Fuqive të Mëdha të Londrës (1913), nuk arriti të bashkonte në një shtet të vetëm gjithë territoret e popullsinë shqiptare, duke krijuar pas pesë shekujsh Shtetin e Pavarur Shqiptar përbën ngjarjen më të madhe, unikale, në historinë e kombit shqiptar gjatë shek. XX. Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 ishte premisa politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës shtetërore të pavarur të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike, aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan.

NAIM FRASHERI




Naim Frasheri-Biografia



Titulli: Naim Frasheri-Biografia
Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25. 5. 1846 në Frashër të Përmetit. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1865 u shpërngul në Janinë, ku bashkë me të vëllanë më të vogël Samiun , mbaroi gjimnazin Zosimea (1869). Ai jetoi e punoi jashtë atdheut, ku u përpoq me të gjitha forcat, së bashku me gjithë atdhetarët e tjerë, për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane.Poema e parë e tij ishte « Shqipëria » (1880, botuar më 1897). Në Stamboll ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës « Drita », më pas « Dituria » (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha, proza e vargje të tij, për shkollat e para që do të hapëshin. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, kurse më vonë kryetar.Më 1866 botoi poemën e tij të famshme « Bagëti e Bujqësia », atë greqisht « Dëshira e vërtetë e shqiptarëve » dhe katër libra për shkollat: « Vjersha për mësonjtoret e para », « E këndimit të çunavet këndonjëtareja » (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme) si dhe një « Histori të përgjithshme ».Më 1888 vijoi me « Dituritë » (ribotuar më 1895 me titullin « Gjithësia »,-shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave « Lulët e verës », pastaj « Mësimet » dhe « Fjala flutarake »(vjersha, 1894) dhe së fundi poema epike « Historia e Skënderbeut » dhe poema fetare si « Qerbelaja » etj.

JUVENTUS


Juventusi eshte nje ekip i forte luan ne serine a te kampionatit Italian,juventusi eshte skuadra me e forte ne Itali i ka gjithsej 28 kampiona dy here e ka fituar ligen e kampioneve.

Trajneri me i sukseshem i juventusit ka qene Marcelo Lipi i cili tani eshte trajner kombetar i Italise.

Juventusi kundershtar me te forte te perjetshem e ka Milanin dhe Interin.Lojtaret me te mir te juventusit momentalisht jane ''Patjeri","Bufon",mbrojtesit jane"Kanavar'',''Kelivi'',''Legrotale'',Broso'',''Felipe Melo''etj.

Ne mesfushe jane ''DIEGO'',''SISOKO'',KOMENORESI'',''Markisiko''etj.Sulmuesit jane ''Delpiero'',''Amouri''Tregeze'',Jakinta''Xhovinko''etj.

Lojtari legjend ne juvwntus dhe me i merituari ka qene dhe eshte sulmuesi Alexnadro Delpiero i cili per juventusin luan qe nga 17 vjetesh deri me 34 vjet,i cili ka shenuar me shume se 300 gola.

Delpiero eshte ekzekutuesi i mire i faullave dhe penaleve,ai momentalisht nuk luan sepse eshte i lenduar.Juventusi si klub u shpall ne vitin 1887 dhe deri tani ka pasur shume suksese dhe do kete.

Une qe prej kur jam njoftuar me footbollin jam me juventusin.Mua me pelqen shume juventusi momentalish gjendet ne poziten e pare bashke me te cilet pas kater javeve luajten shenuan 4 fitore dhe kane 12 pike.

XHABIR TAHIRI

LADY GAGA


Kengetarja e re Stefani Joanne Angelina Germanotta e ashtuquajtur dhe e njohur me emrin Lady Gaga eshte lindur ne vitin 1988 ne Brooklyn qe gjendet ne qytetin e famshem NYC(NEW YORK CITY).

Ajo qysh e vogel ka patur deshire te behet superstar dhe nje kengetare e famshme sic njihet me stilin e saj BAD GIRL.

Ajo per nje kohe te shkurtur u be e famshme me hitet e sa ''Just dane'',Rich girl'',"Poker face",Love game'' dhe "Paparazzi''keto ishin hite te medha.

me 19 shtator ne ''EMA'' mori cmimin si ''BEST NEW SINGER'' fansat e saj kishin bere edhe tatoo me fytyren e saj.

Lady Gaga eshte edhe shkrimtare e kengetareve te njohur nga bota sic jane:Beyonce,pussycatdolls,Keri Hilson etj.Ajo ka bere gjithashtu nje koncert pikerisht ne vendlindjen e saj ne brooklyn.kenga e saj e re e cila do te ndegjohet se shpejti neper media eshte kenga ''Just yeah''

Lajmet e saj te fundit ishin:Rihanna, këngë për Chris BrownRihanna dhe Lady GaGa shfaqen me një këngë “Djali budalla”, e cila provokon serish momentet e vështira të këngëtares nga Barbadosi, e cila u dhunua nga i dashuri i saj Chris Brown.Teksti i këngës i adresohet Brown, i cili dhunoi fizikisht të dashurën e tij, duke i lënë shenja të dukshme në fytyrë.Thursday, May 14, 2009Rihanna, këngë për Chris BrownShowBizRihanna dhe Lady GaGa shfaqen me një këngë “Djali budalla”, e cila provokon serish momentet e vështira të këngëtares nga Barbadosi, e cila u dhunua nga i dashuri i saj Chris Brown.Teksti i këngës i adresohet Brown, i cili dhunoi fizikisht të dashurën e tij, duke i lënë shenja të dukshme në fytyrë.“Të kam thënë se nuk dua të kthehem më me ty. Kishe një të dashur të mirë por nuk dije si ta trajtoje”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këngës, kripi i së cilës qarkullon në internet qëkur Brown publikoi disa foto intime të Rihanna.
MIRLINDA ASANI DHE FETIJE ELEZI

MOTOCIKLISTJA BALLKANIKE FETIJE ELEZI


Fetije Elezi e lindur me 27Prill.1995 u be e famshme qe nga mosha 10 vjeqare.

Gara e pare filloi ne vitin 2005 ne Manastir ne Bratindoll me MOTOCROSS.

Ne si shoqe krenohemi me te qe nga kjo moshe ariti te behet e famshmene Maqedoni pastaj edhe ne ballkan.

Ajo ka garuar me meshkuj 18 vjeqare por edhe me te moshuar.Ajo ne gare ka qene e vetmja femer.

Kete vit ate e ftuan neper shume emisione pasi qe e vertetuan talentin e saj dhe pa dyshim qe do te jete pa konkurrence.

Ajo është pa konkurrencë edhe kur nuk stërvitet. Është pa konkurrencë edhe në konkurrencën e meshkujve, është kampione e dyfishtë për të rinjtë e Maqedonisë. “Unë jam motoçiklistja e vetme shqiptare, po ashtu e vetmja në tërë Ballkanin. Nuk ka femra të tjera që paraqiten në gara me motoçikleta”, ka thënë ajo të dielën për gazetën. Ajo luan edhe basketboll e futboll, dhe njësoj si në motokros - i duhet të matet me meshkujt.
XHEMILE ASANI DHE MIRADIJE LESKOVICA