Thursday, September 24, 2009

NAIM FRASHERI




Naim Frasheri-Biografia



Titulli: Naim Frasheri-Biografia
Poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare. Lindi më 25. 5. 1846 në Frashër të Përmetit. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, më 1865 u shpërngul në Janinë, ku bashkë me të vëllanë më të vogël Samiun , mbaroi gjimnazin Zosimea (1869). Ai jetoi e punoi jashtë atdheut, ku u përpoq me të gjitha forcat, së bashku me gjithë atdhetarët e tjerë, për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane.Poema e parë e tij ishte « Shqipëria » (1880, botuar më 1897). Në Stamboll ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës « Drita », më pas « Dituria » (1884-1885), ku u botuan shumë vjersha, proza e vargje të tij, për shkollat e para që do të hapëshin. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, kurse më vonë kryetar.Më 1866 botoi poemën e tij të famshme « Bagëti e Bujqësia », atë greqisht « Dëshira e vërtetë e shqiptarëve » dhe katër libra për shkollat: « Vjersha për mësonjtoret e para », « E këndimit të çunavet këndonjëtareja » (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme) si dhe një « Histori të përgjithshme ».Më 1888 vijoi me « Dituritë » (ribotuar më 1895 me titullin « Gjithësia »,-shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave « Lulët e verës », pastaj « Mësimet » dhe « Fjala flutarake »(vjersha, 1894) dhe së fundi poema epike « Historia e Skënderbeut » dhe poema fetare si « Qerbelaja » etj.

No comments:

Post a Comment